Shkupi në qendër të vëmendjes, sot luhet ndeshja e “UEFA Super Cup”

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 08:58 | Nga

Shkupi sot do të jetë në fokusin e vëmendjes evropiane dhe botërore. Kryeqyteti i Maqedonisë do të ketë privilegjin të mirëpret dy nga ekipet më të mëdha dhe më të pasura në botën e futbollit, Real Madrid dhe Manchester United, të cilët do të përballen për trofeun e “UEFA Super Cup”.

Dy ekipet kanë arritur dje në aerodromin “Leka i Madh” në Shkup, ku nën masa të forta sigurie udhëtuan për në hotelet ku do të qëndrojnë deri para ndeshjes. Stafi i Real Madridit do të qëndrojë në “Aleksandar Palace”, ndërsa ai i Manchester Unitedit në “TCC Grand Placa”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dy ekipet mbrëmë kanë pasur mundësi të njihen me terrenin e stadiumit “Telekom Arena”, ku patën stërvitje, ndërsa paraprakisht edhe takime me gazetarët.

Bashkia e Shkupit gjatë ditës së djeshme njoftoi se është e gatshme që ta organizojë në mënyrë sa më të mirë ndeshjen e Super Kupës së Evropës.

Ndërsa FFM-ja bëri apel që të respektohen të gjitha rekomandimet që ka dhënë në lidhje me ndeshjen, të cilën pritet ta ndjekin mbi 500 milion njerëz.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme