Shkurtimet buxhetore rrezikojnë projektet e ndërmarrjeve publike

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 08:42 | Nga

Vendimi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për shkurtimet buxhetore për disa ndërmarrje publike ka rrezikuar punën e së paku tri prej tyre.

Shkaku i këtyre shkurtimeve, ndërmarrja “Infra Kos”, që i menaxhon me hekurudhat, dhe dy ndërmarrje të tjera që menaxhojnë me mbeturina – KRM “Pastërtia” dhe KRM “Eko Regjioni” – janë përballur me vështirësi financiare për realizimin e projekteve të parapara, shkruan sot Koha Ditore.

Buxheti i ndarë për ndërmarrjet publike nga Qeveria e Kosovës është vlerësuar tejet i ulët nga Zyra e Auditorit në raportin për “Monitorimin e investimeve kapitale në ndërmarrjet publike”.

Sipas këtij raporti, shkurtimet buxhetore me të cilat është ballafaquar ndërmarrja “Infra Kos” kanë shkaktuar probleme në disa projekte, realizimi i të cilëve tani rrezikohet. Në raportin e ZKA-së, thuhet se “Infra Kos” nuk mund t’i mbulojë shpenzimet operative me mjete vetjake për shkak të kostove të larta të mirëmbajtjes dhe të zhvillimit të infrastrukturës hekurudhore. Për funksionimin e mëtejshëm, sipas ZKA-së, kësaj ndërmarrjeje i nevojiten edhe burime financiare për projekte kapitale nga Qeveria e Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme