Shkurtimet e prodhimit të naftës së papërpunuar po ndikon në çmim

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Shqetësimet rreth kërkesës së ardhshme të naftës në mes të dobësimit të rritjes ekonomike botërore dhe dyshimeve mbi ndikimin e shkurtimeve të planifikuara të prodhimit të udhëhequra nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) po krijojnë presion mbi çmimet.

Analistët thonë se tregjet nuk besojnë se prodhimet e planifikuara prej 1.2 milion fuçi në ditë janë të mjaftueshme për të mbështetur naftën e papërpunuar, duke marrë parasysh kërkesën aktuale të naftës dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Aktualisht nafta e papërpunuar ka rënë me 30 për qind që nga muaji tetor. Ndërkohë, prodhimi i naftës së papërpunuar nga shtatë puset më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të rritet në 8.03 milionë fuçi në ditë deri në fund të vitit.

Çmimi i naftës së përpunuar, aktualisht është duke u tregtuar me 49.28 dollarë për fuçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme