Shkurtohen pritjet për të dalë nga Merdari dhe Dheu i Bardhë

Prishtinë | 08 Jan 2024 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se është shkurtuar koha e pritjes për të dalë nga Merdari dhe Dheu i Bardh.
Si në pikën kufitare në Merdarë ashtu edhe te Dheu i Bardhë pritjet vijojnë nga 20 deri në 30 minuta.

Ndërsa kolonat më të gjata vijojnë po në këto dy pika kufitare nga 70 deri në 100 metra.

Në pikat tjera kufitare fluksi i pritjeve është më i shkurtër, nga tre deri në pesë minuta.

Të ngjashme