Higjiena është një ndër veprimet me të cilat ne nuk duhet të lozim, duhet të jemi gjithmonë korrekt dhe të shmangim problemet e ndryshme ne lidhje me të, pasi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë.
Një nga mënyrat më efektive që ta mbrojmë veten dhe të tjerët nga sëmundjet të ndryshme është higjiena e mirë personale, njofton Klan Kosova.
Higjiena personale, siç është larja e trupit, varet shumë nga kultura në të cilën jetojmë. Në disa kultura, pritet që ju të lani trupin tuaj çdo ditë dhe të përdorni deodorantët për të ndaluar erërat e trupit. Kulturat e tjera kanë pritshmëri të ndryshme, ku është normale që mos ta lajmë trupin për arsye të lëkurës trupore.
Këto janë disa nga gabimet në higjienën personale që duhet shmangur:
Kafshimi i thonjve tuaj si një mënyrë për të përballuar stresin
Ndonjëherë kafshimi i thonjve mund të shkaktohet nga stresi emocional ose mendor dhe përdoret si një mënyrë e lehtë për t’i kapërcyer këto ndjenja. Për fat të keq, kjo nuk ju bën mirë, as për pamjen dhe as shëndetin tuaj.Hiqni dorë sa më shpejt të jetë e mundur, po kaloni poshtë baktere dhe mikrobe të grumbulluara poshtë thonjve tuaj. Gjeni një mënyrë tjetër, alternative dhe më të shëndetshme.
Pastrimi i veshëve me pastrues pambuku
Shumica prej nesh besojnë se ato na ndihmojnë të pastrojmë veshët. Sidoqoftë, ajo çfarë bëjnë është e kundërta; dylli i tepërt shtyhet, gjë që shkakton më shumë dëm sesa të mira.Si rezultat, shkopinjtë e pambukut mund të jenë një shkak i madh për dëmtimin e veshëve, humbjen e dëgjimit dhe kështu me radhë.Ekspertët mjekësorë ju këshillojnë që të vizitoheni tek një mjek në rast se keni me të vërtetë një problem. Ata do ta zgjidhin problemin tuaj pa shkaktuar dëme të mëtejshme.
Mospastrimi i saktë dhëmbëve tuaj
Nuk ka rëndësi se sa tërësisht ju i pastroni dhëmbët. Nëse nuk i pastroni dhëmbët me fill dentar, ju vështirë se mund të mbani mishrat e dhëmbëve tuaj në gjendje të mirë. Filli dentar ul rrezikun e baktereve për të shkuar më thellë brenda gojës dhe parandalon inflamacionin e dhëmbëve.
Mospastrimi i gjërave që përdoren përditë
Sa shpesh mendoni për objektet që i prekni përditë, por nuk i merrni seriozisht?Në të vërtetë, gjëra të tilla si kapëset e çelësave, tastiera, pulti dhe smartphone-t (në mesin e shumë të tjerave) janë vendet ku shumica e baktereve janë mbledhur.