Ekonomia Online
FUNDIT

Shoferi në Zubin Potok vdes në vend pasi godet dy vetura të parkuara

Shoferi në Zubin Potok vdes në vend pasi godet dy vetura të parkuara

Të shtunën në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Nacionale në Zubin Potok, ku si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën një person, ndërsa u lënduan tre tjerë të cilët u dërguan për tretman në Spitalin e Mitrovicës, raporton Express. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës […]

Të shtunën në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Nacionale në Zubin Potok, ku si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën një person, ndërsa u lënduan tre tjerë të cilët u dërguan për tretman në Spitalin e Mitrovicës, raporton Express.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se vozitësi nga pakujdesia ka goditur dy vetura tjera të parkuara, teksa si pasojë e aksidentit ai ka mbetur i vdekur, ndërsa tre pasagjerë tjerë janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore, thuhet në raport.

“Vozitësit mashkull kosovar me veturë, nga pa kujdesia ka goditur dy vetura të tjera të parkuar. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka vdekur, ndërsa tre pasagjerët e tij meshkuj kosovarë janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”

Të ngjashme