Shoferi që shkaktoi aksidentin mund të dënohet me 15 vite burg

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Shoferi i autobusit, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin e ditës së djeshme ku mbetën të vdekur 10 persona, sot do të merret në pyetje nga Prokuroria.

Shoferi i autobusit nga Kosova, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në të cilin vdiqën 10 persona, do t’i dorëzohet mbikëqyrësit të kujdestarisë së Departamentit të Policisë Brodsko Posavska sot, dhe pasdite ai do të sillet para Zëvendës Prokurorit të Shtetit të Qarkut Slavonski Brod, raporton 24sata.

Shoferi 52 vjeçar nga Kosova dyshohet se ka kryer veprën penale “Shkaktim i aksidentit rrugor që mund të dënohet deri në 15 vite më burg” sipas artikullit 227 të kodit penal.

Të ngjashme