Agjenti i futbollit Leo D’Souza i ka akuzuar dy miqtë e ngushtë të Karim Benzemas se kishin tentuar ta rrëmbenin atë.
Raportohet se ngjarja kishte ndodhur pas një incidenti në një bar në distriktin e 13-të të Parisit, pas fitores së Parisit 5-0 ndaj Lyonit më 7 tetor, transmeton Express.
Sipas Mediapart, agjenti e ka raportuar rastin në polici duke i akuzuar ata për tentim rrëmbimi, burgosje ilegale, ndalim arbitrar dhe dhunë.
Raportohet se tani është hapur një hetim ndaj këtij rasti.
Motivi i sulmit thuhet të jetë një borxh në vlerë 50.000 euro.
I kontraktuar nga Mediapart, avokati i Benzemas, Sylvian Cormier, i ka quajtur gënjeshtra pohimet e D’Souzas.