Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosur sot masë të përkohshme mbrojtëse prej 17% për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.
Ky vendim, i cili hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit, e ka gëzuar shoqatën e fermerëve dhe të qumështarëve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Ne kemi ngritur disa herë zërin ndaj pabarazisë së tregtisë mes Bosnjës dhe Kosovës dhe jemi të gëzuar që zëri jonë më në fund është dëgjuar”, thuhet në komunikatën e tyre.
Me këtë rast, Shoqata e fermerëve dhe e qumështarëve u ka bërë thirrje edhe institucioneve të tjera përgjegjëse për rregullimin dhe kontrollin e tregut që ta kryejnë obligimin e tyre ligjor dhe t’u krijojnë atyre hapësirë për punë.