Shoqata e Infermierëve thërret protestë

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka thirru një protestë me 02.10.2020. Kjo protestë sipas tyre vije pas rritjes së abuzimeve verbale  dhe sulmeve fizike.

Protesta me moton  “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”, do të mbahet  para Klinikës së Kirurgjisë në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Pas takimit me Kryesinë, Këshillin Drejtues dhe Këshillin organizativ për protesta në kuadër të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, duke e vërejtur fenomenin në rritje të abuzimeve verbale dhe sulmeve fizike, respektivisht sulmin e fundit nda infermierit në vendin e punës, si pasojë e të cilit u rrezikua edhe jeta e tj,

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, fton të gjithë punëtorët shëndetësor, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese, që me datë 02/10/2020 duke fillu nga ora 11:00 para Klinikës së Kirurgjisë, në PROTESTË me moton : “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”

Sindikata e Infermierëve të Kosovës u bënë apel Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së që të kenë zero tolerancë ndaj veprimeve që e bëjnë të pamundur punën e punëtorëve shëndetësor dhe cenojnë jetën e tyre.

Kërkojmë nga institucionet e lartëpermendura që të sigurojnë ambient të sigurtë për punë për punëtorë shëndetësor dhe të shtohen masat e sigurisë në klinika pa prioritizime.

Prishtinë, 28/09/2020

Kryetari i Sindikatës së Infemrierëve

Fitim Havolli

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme