Në mjediset e Kolegjit Universum u nënshkrua memorandumi për bashkëpunim në mes të Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare dhe Kolegjit Universum, me anë të cilit këto dy institucione do të kanalizojnë bashkëpunimin dhe projektet e përbashkëta.
Qëllimi i këtij memorandum është të krijoj hapësira për bashkëpunim në fushat e shkëmbimit kulturor dhe akademik, duke Ju mundësuar kështu studentëve dhe studiuesve nga Kosova të përfitojnë nga programet e ndryshme të universiteteve franceze dhe zivcrane, si dhe ofrimin e mundësisë për studies nga këto shtete të ligjërojnë në Universum dhe në këtë mënyrë, të njohin shumë më afër Kosovën.
Tahiri Shabani, Kryetar i Shoqatës u shpreh shumë i lumtur me nënshkrimin e këtij memorandum, duke theksuar se qëllimi i shoqatës është të krijojë sa më shumë ndërlidhje në mes të Kosovës dhe vendeve frankofone, sidomos në fushën e arsimit, kulturës dhe diplomacisë publike.
Në anën tjetër Kryetari i Bordit të Kolegjit Universum, Suat Berisha, potencoi orientimin e Kolegjit Universum për ndërlidhje dhe bashkëpunime sa më të mëdha ndërkombëtare, duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin me Shoqatën e Miqësisë Franko-Shqiptare.
Qysh në muajin Nëntor një delegacion nga Kolegji Universum do të vizitoj disa universitete ne Francë dhe Zvicer dhe do të fillojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin me këto universitete.
Kolegji Universum është institucion lider i arsimit të lartë në Kosovë, i vetmi i rënditur në Top 1000 Shkollat më të mira të biznesit në botë nga Eduniversal.