Shoqata e Prokurorëve reagon ndaj sulmit në prokurorin Atnor Skoro

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Sulmi i djeshëm ndaj prokurorit të të Prokurorisë Themelore në Prizren, Atnor Skoro, ka bërë që të reagoj Shoqata e Prokurorëve të Kosovës.

Në njoftimin dërguar medieve kjo shoqatë kërkon që autori i sulmit të sillet sa më parë para organeve të drejtësisë.

“Shoqata e Prokurorëve tëKosovës reagon ashpër kundër sulmit fizik që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Atnor Skoro për shkak të detyrës së tij si prokuror.

Shoqata e prokurorëve  të Kosovëskërkon që sa më parë të kapet autori i këtij sulmi dhe tësillet para organeve të drejtësisë.

Njoftojmë opinionin se asnjë kërcënim apo sulm ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkundas një prokurorë që të zbatoj ligjin dhe të merr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjell para drejtësisë të gjitha ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale.

I garantojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se asnjë rast penal nuk do të mbetet pa u trajtuar deri në fund, brenda afateve ligjore, sa do qëkëto afate mund të duken tëstërzgjatura”.

Të ngjashme