Shoqata e Qumështarëve të Kosovës, përmes një komunikate për medie ka njoftua se kryetar legjitim i saj është Ramadan Memaj, e jo Gani Durmishaj, i cili sipas kësaj shoqate po vazhdon me manipulimin e mediave dhe opinionit duke u paraqitur rrejshëm si Kryetar i Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës.
“Së fundmi ai më datën 1 qershor është paraqitur si i tillë në emisionin e mëngjesit në RTK. Lusim mediat që të kenë parasysh që shoqata ka kaluar nëpër një proces të gjatë gjyqësor dhe administrativ për të qartësuar pretendimet e zotit Durmishaj dhe përkrahësve të tij. Kujtojmë se Ministria e Administratës Publike me një vendim të datës 14.04.2017 kishte shpallë të paligjshem emërimin e zotit Durmishaj për kryetar të shoqatës. (Vendimi i bashkangjitur)”, thuhet në njoftim.
Mosmarrëveshjet në shoqatë kishin lindur për shkak të përdorimit të vajit të palmës nga disa qumështore të papërgjegjëshme, ndërsa shoqata dhe kryetari legjitim i saj Ramadan Memaj kanë ngritur zërin vazhdimisht kundër këtij fenomeni.
“Me këtë rast ne e lusim edhe zotin Durmishaj që të mos manipulojë me mediat dhe opinionin e gjërë dhe se pakënaqësitë e tij t’i shpërfaqë në mënyrë ligjore”, përfundon komunikata.