Shoqata e Turizmit Alternativ e Eksportuesit japin ide për Pakon Fiskale 2.0

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 14:55 | Nga

Zëvendësministri Agim Krasniqi ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës.

Gjatë këtyre takimeve, u diskutua rreth përkrahjes që ka bërë Qeveria e Republikës së Kosovës me pakon e parë fiskale për zhvillimin e biznesit, por edhe për propozimet e reja me pakon fiskale 2.0, e cila po i plotëson kërkesat e bizneseve dhe shoqatave me masat shtesë.

Krasniqi gjatë takimit me përfaqësuesit e Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, theksoi se këto takime janë në vazhdën e takimeve dhe aktiviteteve të Ministrisë së Financave për politikat e reja fiskale, të cilat politika janë në favor të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e bizneseve, me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, përfaqësuesit e Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës falënderuan zëvendësministrin Agim Krasniqi për pritjen dhe gjithashtu prezantuan propozimet e tyre për t’i përfshirë në Pakon fiskale 2.0 .

Me këtë rast e vlerësuan lartë gatishmërinë e Ministrisë së Financave për të bashkëpunuar dhe për të marrë në konsideratë kërkesat të tyre për të pasuruar pakon e re fiskale 2.0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme