Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 400 pako ushqimore dhe higjienike për familjet nevojtare në Komunën e Deçanit.
Ramosaj ka falënderuar shoqatën edhe bamirësit që kontribuan për këto ndihma.
“Falënderoj përzemërsisht shoqatën për kontributin e jashtëzakonshëm dhe mirënjohës për gjithë bamirësit që kontribuan në këto ndihma”.