Shoqëria civile e zhgënjyer me opozita pasi bojkoi zgjedhjen e Komisioneres për Informim dhe Privatësi

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Në seancën parlamentare të mbajtur më 17 qershor 2021 është votuar Krenare Sogojeva Dërmaku për Komisionere për Informim dhe Privatësi.

Sogojeva Dërmaku është rekomanduar dy herë nga ana e ekspertëve të angazhuar nga ambasada britanike per rekrutim në pozitat e larta mirëpo nuk kishte marrë votat e mjaftueshme.

Ne shprehim zhgënjimin tonë të thellë me bojkotimin e këtij procesi nga ana e opozitës. Deputetët kanë obligim kushtetues që të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë. Ata kanë dështuar në përmbushjen e obligimeve të tyre.

Ne e ftojmë znj. Sogojeva Dërmaku që të fillojë reformimin aq të nevojshëm të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, të përzgjedhë stafin e agjencisë -sidomos inspektorët- në bazë të meritave, të kryej punën me përgjegjësi dhe profesionalizëm në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me qasjen në dokumente publike dhe të mbrojë të dhënat personale të qytetarëve të Kosovës. Ftojmë znj. Sogojeva që rekrutimin e safit ta bëjë në mënyrë transparente duke lejuar shoqërinë civile që të monitorojë nga afër këto procese. Ne presim që vendimet e agjencisë të jenë të shkruara në mënyrë profesionale, të bazuara në standardet europiane, të arsyetuara mirë dhe lehtësisht të qasshme në uebsite.

Lidhur me dyshimet e ngritura për dokumentet e dorëzuara nga z.Bujari, ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar znj.Mimoza Kusari Lila bëri thirrje që të përfshihet prokuroria. Në mënyrë që të largohen dyshimet e paraqitura gjatë këtij procesi, ne i sugjerojmë panelit intervistues që të ndjekë këshillen e znj.Kusari Lila duke iu drejtuar prokurorisë.

Ne do të vazhdojmë të monitorojmë për së afërmi punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

FOL
Flutura Kusari
GLPS
KDI
KCSF
Çohu
D4D
GAP

Të ngjashme