Ekonomia Online
FUNDIT

Shoqëria civile kërkon 70 për qind të pagës për pushim të lehonisë

Shoqëria civile kërkon 70 për qind të pagës për pushim të lehonisë

Shoqëria civile ka kërkuar nga institucionet që pushimi i lehonisë të mbështetet nga shteti me një pagesë prej 70 për qind të pagës bazë, në gjashtë muajt e parë të pushimit. Kjo, sipas tyre, do të shërbente në rritjen e natalitetit. Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe Fondacioni Friedrich Ebert kanë thënë se propozimi i tyre […]

Shoqëria civile ka kërkuar nga institucionet që pushimi i lehonisë të mbështetet nga shteti me një pagesë prej 70 për qind të pagës bazë, në gjashtë muajt e parë të pushimit.

Kjo, sipas tyre, do të shërbente në rritjen e natalitetit. Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe Fondacioni Friedrich Ebert kanë thënë se propozimi i tyre përkohësisht do të jetë barrë për shtetin, por kjo vetëm deri në themelimin e fondit social. Kosova është duke punuar në ndryshimin e Ligjit për pushimin e lehonisë dhe prindëror.

Një pjesë e Shoqërisë Civile kërkon që pushimi prej 6 muajsh të mbetet i pandryshuar, porse të ndryshojë vetëm fakti se kush duhet ta paguajë atë.

Organizata Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe Fondacioni Friedrich Ebert, nëpërmjet një konference, kanë propozuar që pushimin e lehonisë prej 6 muajve ta paguajë qeveria, me 70% të rrogës bazë, por vetëm për ata që kanë pagën deri në 1 mijë euro.

Florina Duli nga IKS, ka thënë se gratë në sektorin privat asnjëherë nuk e shfrytëzojnë deri në fund pushimin e lehonisë që u takon dhe, sipas saj, nëse barra e pagesës bie mbi shtetin do të rritet numri i grave të punësuara. Kjo pagesë, sipas Besa Luzhës, do të bartet përkohësisht te shteti, deri në krijimin e Fondit Social.

Për këtë kanë bërë të ditur se Shoqëria Civile po punon vazhdimisht në hartimin e legjislacionit që do të krijojë bazën për Fondin Social dhe në të cilin do të kontribuojë gjithë shoqëria. Në anën tjetër, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka theksuar se janë në fazën e mbledhjes së ideve dhe së do të marrin më të mirën e propozuar nga të gjithë. Porse pajtohen me faktin se shteti duhet të caktoj dhe investoj në politikat nacionale siç është rritja e natalitetit.

Sipas llogaritjes së shpenzimeve nga këto dy organizata del që për këtë skemë sociale do të shpenzoheshin mesatarisht 19 milionë euro në vit. Në këtë konferencë gjithashtu u diskutua edhe për skemat e pensioneve ku u tha se ka shumë mangësi dhe se ligji aktual i rregullon vetëm disa kategori të veçanta.

Të ngjashme