Shoqëria Civile letër Mogherinit, i kërkojnë të jetë e përmbajtur në deklarata të njëanshme

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë i kanë dërguar letër të hapur Përfaqësueses së Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit.

Ata nëpërmjet kësaj letre i kanë kërkuar Mogherini të jetë e përmbajtur me deklaratat e njëanshme në mënyrë që të ruhet kredibiliteti i saj për rolin që e ka.

Kjo është letra e plotë:

E dashura Znj. Mogherini,

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, së bashku me partnerë ndërkombëtarë, e sidomos me Unionin Evropian, për dekada të tëra janë angazhuar me sinqeritet për të ndihmuar përpjekjet për shtetëndërtim në Kosovë. Ne jemi angazhuar me përkushtim në kultivimin e parimeve të qeversijes së mirë, transparencës, dhe llogaridhënies për një shoqëri multientike dhe multikulturore. Ne e dimë se e vetmja mënyrë për të krijuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon mbështetet në pranimin dhe kultivimin e multietnicitetit.

Ne vazhdimisht kemi kritikuar liderët tanë politik, të cilët kanë dështuar të menaxhojnë procesin e anëtarësimit në BE dhe dialogun me Serbinë në interes të qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë t’i mbajmë ata përgjegjës për dështimet e tyre.

Për më tepër, ne organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kemi qenë shumë aktive në denoncimin e çdo përpjekjeje për të nxitur përçarje etnike dhe kemi kundërshtuar fuqishëm çdo propozim për ndarjen e Balkanit Perëndimor në baza etnike, për ç’gjë historia ka dëshmuar se mund të ketë pasoja katastrofale për stabilitetin në rajon. Ne gjithashtu jemi angazhuar aktivisht, e nganjëherë edhe në dëmin tonë, në krijimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit mes Shqiptarëve, Sërbeve dhe grupeve tjera etnike brenda dhe jashtë Kosovës. Ne kemi punuar në partneritet me komunitetin ndërkombëtar, edhe kur ishte tejet e dhimbshme për ne, në procesin e domosdoshëm të pajtimit. Ne besojmë se ky ishte proces bazë për sigurimin dhe rikthimin e besimit të ndërsjellë, i cili do të na sillte liri të lëvizjes, bashkëpunim mes biznesesh dhe kushteve të favorshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Kosovë.

Duke parë BE-në si një aleat kyç në refomat e rëndësishme që duhen ndodhur në vendin tonë, organizata e poshtë-nënshkruara të shoqërisë civile në Kosovë, me mirësjellje ju kërkojmë të rishikoni përpjekjet dhe politikat tuaja ndaj “normalizimit” të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë. Ne jemi thellësisht të shqetësuar që qasja e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, përfshirë këtu disa deklarata tuaja të fundit, , sado të paqëllimshme të janë ato, mund të prodhojnë efekte tejet të rezikshme dhe të dëmshme jo vetëm për paqën në rajon por edhe mund të rrezikojnë gjithë ndikimin e angazhimit 20 vjeçar ndërkombëtar drejt paqëruajtjes dhe shtet-ndërtimit. Pavarësisht dialogut në proces mes dy vendeve, Serbia ka shpërfillur haptazi dhe në vazhdimësi shtetësinë e Kosovës në nivele të ndryshme, për veprime të cila nuk ka patur çfarëdo dënimi të qartë nga ana juaj. Prandaj:

Ju bëjmë thirrje që të përmbaheni nga deklaratat e njëanshme në mënyrë që të ruani kredibilitetin e rolit tuaj si ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë;

Ju kërkojmë që të përmbaheni nga ndjekja e mëtejshme e shkëmbimit etnik të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, gjë që është kundër të gjitha vlerave mbi të cilat BE është themeluar dhe i promovon në vazhdimësi;

Ju kërkojmë të rishikoni fuqishmë qasjen e BE-së ndaj Kosovës, duke marrë parasysh se të gjitha politikat të miratuara nga BE së fundmi, duke përfshirë këtu Strategjinë e Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, kanë dështuar të krijojnë një rrugë të qartë për anëtarësim e Kosovës në BE; kjo rrezikon që BE të humbasë mbështetjen e fortë për procesin e integrimeve që ka ekzistuar në Kosovë deri më sot, pasi qytetarët janë të lodhur nga mungesa e progresit dhe premtimet e thyera në të cilat kanë besuar deri më tani;

Ne ju bëjmë thirrje që të siguroheni se të gjitha veprimet tuaja kontribuojnë në një trajtim të barabartë të Kosovës me vendet e tjera të rajonit, në mënyrë që të shmanget rreziku i uljes së mbështetjes popullore për integrimin e Kosovës në BE, si një qëllim nacional i Kosovës.

Deri tani, ne besojmë se Kosova është detyruar të bëjë kompromise shumë të dhimbshme, përderisa premtimet e bëra nga BE nuk janë mbajtur.

Ju falënderojmë për vëmendjen tuaj dhe shpresojmë që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me BE-në si një partner thelbësor në avancimin e reformave të rëndësishme për vendin tonë.

Organizatat e shoqërisë civile që e mbështesin këtë letër:

7 Arte

Anibar

ARTPOLIS Center

Asociacioni për Shoqëri Civile Mitrovicë

ATTA

Avoko

Centre for Research Documentation and Publication – CRDP

Center for Education and Training – CET Prizren

Civil Rights Program Kosovo – CRP/K

Community Development Fund – CDF

Çohu

Dam Festival

Ekovizioni

ETEA OJQ

Fondacioni Lumbardhi

GERMIN

Handikos

Hëna e Kuqe e Kosovës

Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS

Instituti Demokratik i Kosovës – KDI

Institue for Development Policy – INDEP

Instituti Demokraci për Zhvillim – D4D

Instituti Columbus

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale – KLGI

Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD

Institute for Accounting, Auditing and Finance – KAF

Integra

Initiative for Progress – INPO

INJECT

IPKO Foundation

KADC

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ

Kosovar Institute for Policy Research and Development – KIPRED

Kosovo Civil Society Foundation – KCSF

Kosovo Foundation of Cultural Heritage without Borders – CHwB Kosovo

Kosovo Education Center – KEC

Kosovar Youth Council – KYC

Kosova Population Foundation – KOPF

Leadership and Growth Council – LGC

Let’s Do It Kosova

Let’s Do It Peja

Levizja FOL

NOPM

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA

Organizata e Personave me Distrofi Muskulare ne Ferizaj – OPDMF

OJQ KOHA

OJQ TOKA

Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS

Qendra për Avokim dhe Politika – QPA

Qendra Kosovare per hulumtime urbane PRO-Planning

Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës – RRGK

Rrjeti i edukatorëve bashkëmoshatar – PEN

STIKK – The Kosovo ICT Association

Syri i Vizionit

Shoqata Down Syndrome Kosova

Shoqata e Intelektualëve të Pavarur Deçan

Today Towards Future

Vision 02 .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme