“Shoqërimi Gjinovcit në polici minim i të drejtës kushtetuese të tubimit”

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Dje në një ekspozitë simbolike, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka shfaqur plagjiaturat e Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.

Gjatë ekspozitës, policia e Kosovës ka shoqëruar Rron Gjinovci, Drejtor Ekzekutiv i ORCA-s, ndërsa pas intervistimit i njëjti ёshtё liruar në mungesë tё çfarёdo elementi tё veprёs penale apo kundёrvajtjes.

Ekspozita është organizuar në përputhje me kërkesat e Ligjit për Tubime Publike, pasi që Komuna e Prishtinës ka lejuar mbajtjen e ekspozitës dhe ORCA ka njoftuar Policinё e Kosovёs pёr mbajtjen e tubimit. Policia ka dështuar të përmbush detyrimet e saja ligjore të kërkuara në bazë të nenit 8 të Ligjit për Tubimet Publike.

Në këtë kontekst, organizatat e shoqërisë civile – shprehim shqetësimin e thellë ndaj shoqërimit tëRron Gjinovci në Polici gjatë ekspozitës së djeshme. Liria e tubimit është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe një nga elementet më sublime të demokracisë të Republikёs së Kosovës.

Institucionet e Republikёs sё Kosovёs, pёrfshirё Policinё, jo vetёm qё nuk guxojnё tё pengojnё, por kanё pёr obligim tё sigurojnё qytetarёt pёr ta ushtruar tё lirё tё drejtat e tyre kushtetuese. Ky obligim bёhet edhe mё i rёndёsishёm nё rastet kur tubimet publike synojnё shpёrfaqjen e problemeve tё qeverisjes apo bartёsve tё pozitave publike. Kufizimi i tё drejtës pёr tubim ёshtё tentim pёr tё shuar zёrat kritik ndaj pushtetit, dhe si i tillё është i pa pranueshëm.

Reagimi është mbështetur nga:

Balkans Policy Research Group – BPRG

BIRN Kosova

EcoKosWomen – EKW

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KCSF

GERMIN

Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS

Instituti Demokratik i Kosovës – KDI

Instituti GAP

Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane – EPIK

Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED

INTEGRA

Internews Kosova

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNj

Kosovo Advocacy and Development Center – KADC

Lëvizja FOL

Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA

Organizata per Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU

Qendra për Kurajo Politike – CPC

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme