Shoqërohet në polici aktori Mensur Safqiu

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 09:45 | Nga

Aktori Mensur Safqiu është shoqëruar në polici mëngjesin e sotëm.

Lajmin për shoqërimin e një personi në polici e konfirmoi zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Florie Ahmeti- Haziraj, raporton kallxo.com.

“Rreth orës 8:00 të mëngjesit, një person është shoqëruar në polici. Jemi duke pritur për intervistimin e personit të shoqëruar”, tha Ahmeti- Haziraj.

Ajo nuk tregoi arsyen e shoqërimit në polici të aktorit të njohur kosovar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme