Shorti i Ligës së Kampionëve: Këto janë të gjitha përballjet

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i dueleve me eliminim direkt në Champions League.

Goglat përzgjodhën tetë sfidat spektakolare në raundit të të 1/8-ve.

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid do të përballet me Liverpoolin në përsëritjen e finales së vitit të kaluar. Përballje e zjarrtë pritet të jetë edhe ajo mes kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich dhe atij francez PSG.

Milan do të përballen me Tottenham Hotspur, derisa Manchester City kishte fat në short pasi përballë do ta ketë RB Leipzigun.

Interi do të takohet në këtë fazë me Porton, ndërsa Chelsea përballet me Borussia Dortmund.

Këto janë të gjitha duelet:

LEIPZIG-MANCHESTER CITY

CLUB BRUGGE-BENFICA

LIVERPOOL-REAL MADRID

MILAN-TOTTENHAM

EINTRACHT FRANKFURT-NAPOLI

BORUSSIA DORTMUND-CHELSEA

INTER-PORTO

PSG-BAYERN MUNCHEN

Të ngjashme