Shoshi-Musliu për Gërvallën: Normal qe i del ne mbrojtje ambasadori gjerman qytetares së Gjermanisë

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj deklaratës së Ambasadorit gjerman, Jorn Rohde.

Ai përmes një postimi në Twitter i ka dalë në mbrojtje ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.Rohde i ka konsideruar të papranueshme sulmet ndaj ministres Gërvalla.

Musliu-Shoshi ka thënë se është normale që Ambasadori Rohde i del në mbrojtje qytetarës gjermane.

“Normal qe i del ne mbrojtje Ambasadori Gjerman qytetares se Gjermanise – sepse ate detyre e ka. Ceshtja eshte – kush po u del ne mbrojtje qytetareve te Kosoves?!”, u shprehë deputetja.

Të ngjashme