“Shota” performon në sheshin “Nëna Terezë” për nderë të vitit të Skënderbeut

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 12:25 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” ka parakaluar në sheshin “Nëna Terezë”, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

“Shota” ka performuar pranë sheshit “Skënderbeu” me këngë e valle, raporton Ekonomia Online.  Njëri prej valltarëve të këtij ansambli në kokë mbante përkrenaren e Skënderbeut, duke portretizuar heroin.

Viti 2018 është shpallur si “Vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”. Për nderë të 550 vjetorit të vdekjes së heroit, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka sjellë premierën e re “Kumt”.

“Kumt” është koreo-dramë e punuar nga koreografi i mirënjohur shqiptar, Gjergj Prevazi, i cili ka bërë gjithashtu edhe regjinë e kësaj shfaqjeje, nën udhëheqjen artistike të Ylber Asllanajt.

Muzika është realizuar nga Valton Beqiri, ndërsa kostumografia nga Vesa Kraja. Premiera e saj u dha me 26 shator në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “SHOTA” parakalon në sheshin “Nëna Terezë”, me rastin e 550 – vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, October 16, 2018

LEXON EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/arte/skenderbeu-trasoi-orientimin-e-sigurt-te-rruges-evropiane/

Të ngjashme