Shpallen nëntë finalistë në dy kategori për garën e parë “DIG DATA”

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 11:37 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë shpallur finalistët e garës së parë DIG DATA të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK).

Nga 29 aplikues në dy kategori, 25 ishin aplikues legjitim, me një pjesëmarrje të barabartë gjinore dhe me projekte që kanë tejkaluar vlerën prej 180 mijë dollarë.

DIG DATA si gara e parë e MFK-së për përdorim të të dhënave, është ndarë në dy kategori: a) komunikim dhe shpërndarje e të dhënave dhe b) intervenim në qeverisje transparente bazuar në të dhëna të hapura, kategori këto në bazë të së cilave janë selektuar 9 finalistët.

Finalistët në kategorinë “Komunikimi dhe shpërndarja e të dhënave” janë: Gëzim Basha – “Give Your Story Numbers and Your Numbers a Story” -Kosovodata.com – “Kosovodata.com” – Radio UrbanFM – “From Perception (untrue/rumors) Data to Official Data” – Rrotull – “Determinants of and Trends in Labor Force Participation of Women in Kosovo” – Chester Production – “7 Days for Women” Finalistët në kategorinë “Intervenimi në qeverisje bazuar në të dhëna të hapura”: – TOKA – “Girls Power UP” – Innovation Centre Kosovo – “LinkMe Solution” – Open Data Kosovo – “The Future Workplace” -Business Development Group – “Linkage: Talent Management and Business Community”.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se praktikat e qeverisjes së mirë janë ato që ofrojnë llogaridhënie dhe transparencë. Ajo tha se e drejta në informacione është e drejtë që garantohet në shoqëri demokratike, sepse publikimi i të dhënave përbën shtyllën e stabilitetit shoqëror, raporton Ekonomia Online.

“Një bashkëpunim i mirë në mes akterëve kryesorë të qeverisjes nuk mund të ndodhë nëse të gjitha palët nuk kanë qasje në informacione relevante që dëshmojnë mbi punën që qeveritarët bëjnë në resurse dhe të hyrat publike”, tha Jahjaga.

“Mungesa e informacioneve krijon ndjenjën e mosbesimit ndaj institucioneve publike, prandaj transparenca qeveritare është besimi i qytetarëve, bazamenti ku krijohet marrëveshja në mes qeverisë dhe qytetarëve”, tha ajo.

Jahjaga tha se institucionet publike kanë obligim t’u ofrojnë informacione qytetarëve mbi shpenzimet e buxhetit.

“Institucionet publike që janë në shërbim të qytetarëve, kanë obligim me iu ofru informacione qytetarëve mbi shpenzimet e buxhetit, mënyrën e marrjes së vendimeve dhe arritjet e rezultateve që përmirësojnë jetën e qytetarëve që kontribuojnë në zhvillimin e vendit të tyre”, tha Jahjaga.

Jahjaga tha se transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve kosovare janë sfidë e vazhdueshme.

Ajo po ashtu tha se gjatë qeverisjes së saj si presidente ishte munduar ta rritë transparencën dhe llogaridhënien në institucionet qeveritare.

“Gjatë qeverisjes sime si presidente e Kosovës kam vendosë fokusin në ndërtimin e një institucioni transparent dhe llogaridhënës që ka besimin e qytetarëve të vendit frymën e qeverisjes transparente përmes punës time jam munduar me e përhapë edhe në institucionet tjera qeveritare”, shtoi Jahjaga.

Drejtori Menaxhues i MCC-së, James Gerard, tha se kjo marrëveshje e nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së do ta ndihmojë qëndrueshmërinë e një vendi sa më transparent dhe llogaridhënës, raporton EO.

“Para një viti, Qeveria e Kosovës dhe MCC-ja kanë nënshkruar një marrëveshje për një program që ka për qëllim me i fuqizu njerëzit me i arritë sfidat që kanë të bëjnë me mënyrën e qeverisjes për t’u arritur një e ardhme më e fortë për këtë vend”, tha Gerard.

“Ky projekt do ta ndihmojë qeverinë për rritjen e llogaridhënies dhe transparencën për të marrë vendime bazuar në fakte, pjesëmarrja efektive në demokraci kërkon që qytetarët të kenë qasje më të mirë në të dhënat dhe programet që kanë qëllim me i fuqizu qytetarët më shumë në marrjen e informacioneve”, tha ai.

“Transparenca është themelimi i krijimit të besimit mes qeverisë dhe qytetarëve dhe si i tillë është qenësore ky kombinim i qeverisjes, llogaridhënia dhe transparenca do fuqizojë rritjen ekonomike dhe zhdukjen e varfërisë në Kosovë”, tha Gerard.

Ai tha se për këtë program janë pranuar një numër i madh i aplikimeve dhe se numri i madh i aplikuesve ka qenë impresionues.

Drejtori i përgjithshëm i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi, tha se janë 180 mijë euro grante për këtë program.

Drejtoresha e Qendrës së MCC-së për Kosovë, Sarah Olmstead, tha se sfida për fuqinë punëtore dhe vendimmarrje është qenësore dhe se ndihmon në besimin e rritjes së zhvillimit ekonomik.

“Fuqizimi ekonomik i grave, rinisë është qenësor për të ardhmen e Kosovës dhe i çdo vendi tjetër në botë”, tha Olmstead.

Fondet kanë qenë të kufizuara nga ato sa janë kërkuar që të jenë.

  

Të ngjashme