Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 29 nëntor në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se numri atyre që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në Podujevë ka 34 873 votues, me kusht dhe me postë 919 votues ose 40.76% të atyre që kanë pasur të drejtë vote.
Sipas rezultateve në Podujevë ka fituar kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi me 18 286 vota apo 51.9 për qind të votave, derisa në Mitrovicë të Veriut, kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq me 89.5 për qind të votave.
Ndërkaq, Naim Fetahu i PDK-së ka marrë 4 mijë e 341 vota apo 12.3%.
Kurse në Mitrovicën e veriut, kanë votuar 8 874 persona, me kusht de me postë 172 persona, ose 38.8% e atyre me të drejtë vote.
Erden Atiq nga VV-ja ka marrë 4 për qind, kandidati i pavarur Dusan Milunoviq 2.9 për qind dhe kandidati i PDK-së, Florent Azemi 3.6 për qind të votave.