Ka përfunduar raundi i parë i garës digjitale për nxënësit e shkollave publike të arsimit fillore, temë e së cilës ishte se si mund ta përmirëson të ardhmen pagesa e tatimeve.
Sipas kritereve të parapara të kësaj gare kanë aplikuar një numër i konsiderueshme i nxënësve, ku secili projekt ka qenë me interesant se tjetri, mirëpo nga votat e grumbulluara në faqen e garës në facebook, është përzgjedh punimi i nxënësit Arb Gjikolla nga shkolla “Asdreni në Pejë, punimi i të cilit kishte gjithsejtë 750 vota.
Administrata Tatimore e Kosovës, Banka Botërore dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)- Projekti Qeverisja Financiare e Mirë , falënderojnë gjithë pjesëmarrësit e garës, si dhe gjithë ata të cilët përmes votimit kontribuan në përzgjedhjen e fituesit.
Po ashtu, njoftoj të gjitha komunat të cilat nuk kanë qenë pjesë e këtij rundi, se do të njoftohen në kohë për fillimin e raundit të dytë të garës, në të cilin do të jenë pjesë nxënësit e shkollave të tyre.