Federata Skitare e Kosovës ka shpallur laureatët për vitin 2019 në skitari, raporton Ekonomia Online.
Para ceremonisë së ndarjes së çmimeve për laureatët e këtij sporti, presidenti i Federatës së Skijimit, Milaim Kelmendi. tha se sportistët janë ata që na bëjnë krenarë.
“Ju jeni ata qe sot na keni bërë krenarë. Besoj që këtë vit do të kemi sukses së bashku sikurse në vitin 2019”, tha ai.
“Është koha kur zgjidhen më të mirët dhe unë dëshiroj që t’i përgëzoj të gjithë ata qe janë shpall më të mirët. Unë e përgëzoj federatën për një punë shumë të mirë gjatë vitit 2019. Dëshiroj që kjo federatë të ecën përpara dhe të bëhen përgatitje më të mira për lojërat olimpike të vitit 2022 në Pekin”, tha ai.
Besim Hasani, president i Komitetit Olimpik të Kosovës, tha se duhen të bëhen përgatitje edhe më të mira për të pasur sukses dhe për të ecur përpara në Lojërat Olimpike Pekini 2022.
Këshilltari i ministrit në detyrë të MKRS-së, Daut Thaçi, tha se do të vazhdojnë të mbështesin sportistët edhe këtë vit.
“Në emër të MKRS-së ju shpreh përkrahjen dhe zotohemi që kjo përkrahje nuk do të mungojë as këtë vit. Shpresojmë që ky vit të jetë edhe më i suksesshëm se viti që e lamë pas”, tha ai.
Në vijim mund të lexoni emrat e lauratëve të vitit 2019 në skitari:
Kategoria e vajzave U8, U10, U12
Vendi 5: Ema Sadiku (KS Prishtina)
Vendi 4: Liza Xhambazi (KS Prishtina)
Vendi 3: Alea Vrella (KS ALPI)
Vendi 2: Klea Vokshi (KS Prishtina)
Vendi 1: Klara Sefaj (KS Borea)
Djemtë – kategoria U8, U10, U12
Vendi 5: Ajan Agani (KS Rusolia)
Vendi 4: Briz Cana (KS Proshtina)
Vendi 3: Ajan Dreshaj (KS Peja)
Vendi 2: Andi Pupovci (KS Alpi)
Vendi 1: Ben Cana (KS Proshtina)
Kategoria e vajzave U14 U16:
Vendin e katërt e ndajnë tri skitare: Jona Zogaj (KS Peja), Arba Pupovci (KS Alpi) dhe Enxhi Sefaj (KS Borea)
Vendi 3: Lirika Deva (KS Prishtina)
Vendi 2: Kiana Kryeziu (KS Prishtina)
Vendin 1: Era Deva (KS Prishtina)
Kategoria e djemve U14-U16
Dy skitarë e ndajnë vendin e 5-të: Olti Vrella (KS Alpi), Yll Zogaj (KS NICI)
Vendi 4: Vigan Buza (KS Prishtina)
Vendi 3: Klos Vokshi (KS Prishtina)
Vendi 2: Eri Vrella (KS Alpi)
Vendi 1: Drin Kokaj (KS Prishtina)
Trajneri më i mirë i vitit:
Te seniorët: Agim Pupovci; trajneri më i mirë i pionierëve: Kushtrim Deva; trajneri më i mirë i juniorëve: Feim Kollçaku.
Klubi më i mirë i viti 2019: KS ALPI i cili ka grumbulluar 5731 pikë
Skitaret e vitit:
Në vendin e pestë radhitet Doruntina Kadaj Bujupaj (KS ALPI)
Në vendin e katërt Klea Vrella (KS ALPI)
Më vendin e tretë Elba Kokaj (KS Prishtina)
Në vendin e dytë: Diellza Kastrati (KS ALPI) dhe
Vendi i parë: Adea Kollçaku (KS RUSOLIA) me 400 pikë.
Skitarët më të mirë të vitt – Kategoria e meshkujve:
Vendi 5: Euron Kapuqi (KS ALPI)
Vendi 4: Arxhend Salihu (KS NICI)
Vendi 3: Eron Burri (KS ALPI)
Vendi 2: Dardan Pupovci (KS ALPI)
Vendi 1: Arbi Pupovci (KS ALPI)