Pak kohë më parë në një intervistë për emisionin “Mirage”, Shpat Kasapi njoftoi se ishte në një lidhje.
Ai u shpreh se çdo gjë është serioze dhe shumë shpejt do e bënte lidhjen zyrtare.Ai tregoi se vajza që i vodhi zemrën ishte më origjinë nga Kosova dhe mezi priste ta prezantonte me të gjithë.
Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe marrëdhënia e tyre ka marrë fund.I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” Shpati ka treguar se është beqar dhe tani për tani e ka zënë halli.
Shpati tregoi se është në kërkim të një vajzë, por asnjëra nuk po i del ashtu siç do ai.
“Dal me njërën – është posesive, dal me njërën është xheloze, dal me tjetrën – nuk e do familjen”, u shpreh Shpati.
I pyetur nga Ori se kush e ka fajin që nuk e ka gjetur ende vajzën e ideale, Shpati u shpreh se ai është shumë i mirë dhe fajin e kanë femrat.
Shpat Kasapi ka qenë në lidhje serioze me Afërdita Dreshajn, dhe braktisja nga ajo duket se i ka lënë vrragë…