Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur kryetarit të Gjilanit Lutfi Hazirit i cili deklaroi sot për Express se hyrja në Prishtinë edhe mund të bëhet me pagesë, por pasi Gjilani i ka tri dalje në kufij të Kosovës, kjo do t’u kthehet dhjetëfish.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se nuk bëhet fjalë për taksë për qytetet e tjera por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka tollovi më shumë.
“Luta, kolegu im ka thënë se Prishtina ka me pagu dhjetëfishin e takses së Prishtinës. Nale dorën Lutë. Sigurisht ja kanë keqinterpretu dicka që shumë mirë e shpjeguam. Nuk është taksë për qytete tjera por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka tollovi shumë me vetura. Kjo vlen për krejt dhe jo veç për regjione të tjera”, ka shkruar Ahmeti.
Tutje ai me humor e ka pyetur Hazirin se a ka lirim për dhondurn në Gjilan, pasi ky i fundit tha se kanë me pagua dhjetëfishin e hyrjes së gjilanasve në Prishtinë.
“Mesazh kolegut tim Lutës – mundesh me më pyt para se me hi në reciprocitet por, edhe po të ishte propaganda e vërtetë – ku po ta nin Lutë, ti jeton në Prishtinë. A ka lirim për dhondur në Gjilan”, ka shkruar Ahmeti.