Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se lejimi i importimit të veturave të vjetra deri në 15 vjet është në kundërshtim me premtimet për luftimin e ndotjes së ambientit.
“Një prej ndotësve kryesorë në Prishtinë janë makinat. Vendimi i komisionit parlamentar për ta rekomanduar ndryshimin e ligjit për importimin e automjeteve duke lejuar importimin e makinave që janë 15 vite të vjetra shkon në kundërshtim me zotimet se do ta luftojmë ndotjen”, ka thënë Ahmeti, përcjell Klan Kosova.
“Ngritja e zërit vetëm kur ballafaqohemi me pasojat e asnjëherë me shkakun është e pamjaftueshme. Duhet që me çdo kusht ta ndalojmë këtë vendim të dëmshëm për shëndetin tonë”.