Shpend Ahmeti njofton për bllokimin e kësaj rruge nesër

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për punime në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”, e cila do të mbyllet nga ora 07:30-14:00 për qarkullim.

“Prej orës 07:30 deri në orën 14:00 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rruges Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat)”, thuhet në njoftimin e kryetarit Ahmeti.

Ahmeti ka rekomanduar qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative për qarkullim përgjatë kësaj periudhe.

Njoftim – nesër një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” mbyllet për qarkullimNesër, 21 tetor, për shkak të punimeve të…

Gepostet von Komuna e Prishtinës am Dienstag, 20. Oktober 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme