Shpend Ahmeti paralajmëron ndryshime të mëdha në Prishtinë pas pandemisë

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po paralajmëron se pas pandemisë do të bëjë disa ndryshime në kryeqytet. Ai po thotë se do të ketë një varg masash për të reduktuar numrin e makinave në qytet

Ahmeti ka shkruar në Facebook se një ndër masat që do të ndërmarrë është edhe mbyllja e disa rrugëve gjatë vikendeve.

 “Dallim i madh Prishtina me shumë kerre dhe Prishtina me pak kerre. Pas pandemisë, si komunë do të kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave prej pagesave për qendër, parkingjeve më të shtrenjta deri te mbyllja e rrugëve të caktuara në vikende, si dhe mbyllja e përhershme e disa rrugëve”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka shtuar se do të investohet edhe në çiklizëm.

“Do të investojmë edhe më shumë në transport publik, çiklizëm dhe gjelbërim. S’ka rrugë tjetër për ne. Jemi qytet shumë i bukur për tu shkatërruar nga kerret”, ka shkruar Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159785927732166

Të ngjashme