Shpend Ahmeti e ka lënë të hapur mundësinë që ai të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit në Partinë Social Demokrate.
Ahmeti ka thënë në T7 se ai është fajtori kryesor për rezultatin e dobët të PSD’së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
“Përgjegjësinë kryesore për humbjen e PSD’së në zgjedhje e kam unë”, është shprehur Ahmeti.
I pyetur nëse do të japë dorëheqje nga posti i udhëheqësit të partisë, ai është përgjigjur: “S’e di nëse do të vazhdoj të jem kryetar i PSD-së”.
Ahmeti ka thënë se këtë vendim nuk do ta marrë i vetëm, dhe për këtë do të vendosin strukturat udhëheqëse të PSD-së