Nga 66,95 për qind të votave të numëruara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Prishtinë kryeson kandidati për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.
Por, diferenca është më pak se 9 për qind, që konsiderohet se mund të përmbyset fare lehtë në balotazh, duke pasur parasysh dhe rastin e zgjedhjeve të vitit 2013.
Ahmeti ka aktualisht 44.61 për qind; pason Arban Abrashi i LDK-së me 36.03 për qind.
Befasi është Selim Pacolli i AKR-së që ka dalë i treti me 8.74, i pasuar nga Lirak Çelaj i PDK-së me 6.01 për qind dhe Arbër Vllahiu i AAK-së me 3.31 për qind.
Kandidatët tjerë kanë më pak se një për qind.