Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar se është “ndaluar për verifikim” nga autoritetet italiane, duke ia pamundësuar ndjekjen e ndeshjes Milan – Shkëndija.
Nëpërmes një postimi në Facrbook, Ahmeti ka sqaruar se ishte ndaluar për verifikim të dokumenteve në Aeroportin e Milanos, por nuk është arrestuar sikur kanë raportuar disa medie në Kosovë.
Për më shumë lexojeni statusin e tij:
Miq të dashur, nuk jam arrestuar. Skam pas për çka.
Por, për lojë jam vonuar, me një verifikim më të gjatë në aeroport për shkak të dikujt me emër të ngjashëm në Spanjë. Edhepse lehtë me verifiku me google kush është kryetar i Prishtinës e kush ai në Spanjë, autoritetet e Shengenit dhe më tutje na maltretojnë.
Falemnderit të gjithë juve që më shkruajtët kaq vonë. Shihemi nesër në Prishtinë.
P.S. dikush më tha më mirë që je vonu për lojë por pa marr paarasysh rezultatit pata dëshirë me i pa në lojë me Milanin. Edhe në fitore edhe në humbje tifoz mbetem.