Shpend Ahmeti takohet me përfaqësuesit e Shoqatës të të Shurdhërve në Prishtinë

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 15:16 | Nga

Kryetari Shpend Ahmeti përmes një komunikate për media bëri të ditur se  takoi sot përfaqësuesit e Shoqatës të të Shurdhërve në Prishtinë, me të cilët diskutoi për problemet e këtij komuniteti.

Çështja e zyrës së kësaj shoqate, dhe organizimi i turnirit tradicional të futsalit në prill të këtij viti, ishin disa nga temat e këtij takimi.

Përfaqësuesit e Shoqatës të të Shurdhërve falënderuan Komunën e Prishtinës për bashkëpunimin dhe ndihmën e deritashme, me vullnetin që ky bashkëpunim të vazhdojë e të thellohet edhe më tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme