Shpend Ahmeti thotë se çerdhet nuk mund të hapën tash për tash

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk do të ketë hapje të çerdheve në kryeqytet që nga nesër.

Ai ka thënë se numri i të infektuarve po rritet shumë në vend dhe sipas disa studimeve imun ndaj tij nuk po janë as moshat e reja.

Ai ka thënë se prioritet për ta është shëndeti i fëmijëve dhe personelit shëndetësor.

Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar edhe për masat dhe përgatitjet që janë duke i bërë, në mënyrë që çerdhet të hapen.

“Komuna e Prishtinës është duke e hartuar një protokol i cili do të konkretizojë deri në detaje menaxhimin e situatës me kopshte, pas rihapjes. Ky protokol do të udhëzojë në veçanti kopshtet, për menaxhimin e kopshteve dhe masat që do të ndërmirren në rast të infeksioneve eventuale”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndryshe gjatë ditës Asociacion i Institucioneve Parashkollore Private kishte njoftuar se çerdhet hapen të hënën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme