Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar zhvillimet në Vetëvendosje, duket treguar se po mundohet ta mbajë bashkë organizatën.
A i ka treguar edhe arsyet pse s’ka folur deri tani për përçarjet në Lëvizje. Ai tha se nuk e ka konsideruar veten si palë, për t’u marrë me këtë,
“Unë s’kam dashtë me folë për këtë punë, për asye se nuk e kam konsideruar veten palë për t’u marrë me këtë çështje. Çdo fjalë po matet me vagë të argjendarisë. Derisa filluan se dhe heshtja është anim,”, u shpreh Ahmeti në RTV Dukagjini.
Ndërsa i pyetur se a po shihet nga disa aktivistë si organizator i gjith kësaj, ai u përgjigj:
“Nuk besoj që ka të tillë që më shohin mua si organizator. Unë dalloj prej shumë të tjeve në Kryesi. Mendoj që është mospajtim i thellë, mbi atë se si ka funksionuar Vetëvendosje dhe si do funksionojë”.
Ahmeti tha se është duke u angazhuar për ta mbajtur bashkë organizatën.