Shpend Ahmeti uron 1 shtatorin

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 14:01 | Nga

Në ditën e parë të mësimit për vitin shkollor 2017-2018, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vizituar shkollat fillore “Ismail Qemali” dhe “Faik Konica”. Filloristëve Ahmetiu iu  ka dëshirua fillim të mbarë mësimor.

“Si Komunë në vazhdimësi jemi angazhuar në ngritjen e cilësisë në arsim, duke pasur kujdes të shtuar në përzgjedhjen e kuadrove si dhe duke i bërë investimet e nevojshme në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, me theks të veçantë në furnizimin e kabineteve lëndore me të gjitha materialet e nevojshme”, ka thënë Ahmeti.

Investime të ngjashme janë bërë edhe në shkollën “Faik Konica”, ku tanimë ka përfunduar edhe ndërtimi i aneksit të ri.

Të ngjashme