Shpërblehen storjet më të mira që promovojnë turizmin në Dukagjin

Prishtinë | 27 Qer 2016 | 15:57 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), bashkë me organizatën “Swisscontact”, në kuadër të projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat” mbështetur nga Qeveria Zvicerane, ndanë sot çmimet për storiet më të mira të gazetarëve pjesëmarrës në udhëtimin njoftues për sektorin e turizmit, gjegjësisht turizmit në Kosovën perëndimore.

Për storien më të mirë televizive u vlerësua gazetarja Arta Avdiu nga Kohavision me storien “Copëz Dukagjini”.

Për artikullin më të mirë në media online u vlerësuan: Leonidë Molliqaj nga Preportr me shkrimin “Shtegtimi nëpër Dukagjin” dhe Gentiana Hasani nga Gazeta Fjala me shkrimin “Bjeshkët që flasin”.

auto_cmimi1467035919

Kurse, kamera më e mirë i është ndarë Endrit Krasniqit nga Tribuna Channel për videot me storien “Dukagjini Thërret”.

Të ngjashme