Ekipi Menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit së Komunave me Shumicë Serbe qysh në takimin e parë ka shprehur përcaktimin se udhërrëfyes të vetëm do t’i kenë marrëveshjet e Brukselit dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, shkruan sot Koha Ditore.
Aty kurrkund nuk përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte gjetur shkelje në të shtatë kapitujt e Marrëveshjes së Brukselit.
Ekipi Menaxhues është krijuar nga qeveria e kaluar, por që punën e nisi para disa javësh pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dritën e gjelbër. Takimi në Mitrovicën veriore është mbajtur vetëm me përfaqësues të serbëve. Në kabinetin e kryeministrit Haradinaj nuk kanë treguar nëse kanë pranuar ndonjë raport nga ky takim, dhe si i përgjigjen paralajmërimit të veriorëve se draftimi i statutit do të bëhet duke shpërfillur vendimin e Kushtetueses.