Ekonomia Online
FUNDIT

Shpërndahen 2300 pako ushqimore për familjet në nevojë

Shpërndahen 2300 pako ushqimore për familjet në nevojë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), gjatë muajit të Ramazanit, do të shpërndaj 2300 pako ushqimore për familjet në nevojë. Komunikata e plotë: Të nderuar pjesëtarë të mediave, Me qëllim të mbështetjes së familjeve me nevojë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit në Kosovë ka filluar shpërndarja e 2300 pakove ushqimore dhe higjenike […]

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), gjatë muajit të Ramazanit, do të shpërndaj 2300 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Komunikata e plotë:

Të nderuar pjesëtarë të mediave,

Me qëllim të mbështetjes së familjeve me nevojë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit në Kosovë ka filluar shpërndarja e 2300 pakove ushqimore dhe higjenike të përbëra prej furnizimeve themelore të ushqimit dhe higjenës të përgatitur nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA dhe që do të shpërndahen për familjet në nevojë në tërë Kosovën. Shpërndarja e pakove ushqimore do të vazdhojë për disa dite me rradhë.

Me datën 15/05/2021 pakot do të shpërndahen si vijon:

Drenas ora 10:30 vendi Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave

Skenderaj ora 11:30 vendi: Komuna e Skenderajit (ne shpërndarje do të marrë pjesë edhe kryetari Bekim Jashari)

Mitrovicë ora 12:30 vendi Komuna e Mitrovicës dhe Shoqata Kulturore Birlik në Mitrovicë.

Vushtrri ora 14:30 Vendi: Palestra Sportive TOTA në Vushtrri.

Të ngjashme