Në Kosovë gjendja e përgjithshme në komunikacion po përcjellët me numër të lartë të rasteve që po pësojnë me fatalitet sidomos nga aksidentet rrugore, ku po shkaktohen edhe lëndime të rënda trupore dhe dëme të shumta materiale.
Duke qenë se siguria rrugore në vend konsiderohet të jetë i nivelit të ulët, për këtë arsye, me qëllim të vetëdijesimit dhe ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, studentët e Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT, në bashkëpunim me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar aktivitet sensibilizimi për vozitësit.
Ata bashkërisht kanë shpërndarë broshura tek Rrethi i Spitalit në Prishtinë, ku studentët e UBT-së së bashku me zyrtarët policor ndaluan vozitësit e rastit dhe u dhanë këshilla për pasojat e mos respektimit të rregullave në trafik.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore në UBT (ANV), ku Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, sivjet zhvilloi edicionin e tetë me ligjërata nga profesorë dhe ekspertë të fushës së ndërtimtarisë dhe infrastrukturës.
Akademia e Ndërtimtarisë mblodhi më shumë se 100 të rinj nga Kosova dhe rajoni, ku përgjatë disa ditëve morën njohuri profesionale dhe zhvilluan vizita studimore në terren.
Për vijim të suksesshëm të kësaj akademia, studentët u certifikuan dhe përfituan ESCT.