Shpërthejnë ujërat e zeza në plazhin e Sarandës

Sarandë | 15 Gus 2017 | 08:31 | Nga

Saranda, e etiketuar si “Perla e Jonit”, është “mbërthyer” këtë sezon turistik nga ujërat e zeza. Pas shpërthimit të ujërave të zeza në Ksamil dhe derdhjes së ujërave të zeza nga kroçera gjigante “MSC Poesia” në det, në afërsi të plazhit të Sarandës, një tjetër shpërthim i ujërave të zeza ka ndodhur të hënën në plazhin e Sarandës, në afërsi të kanalit të Çukës.

Për pasojë plazhi është braktisur nga pushuesit, ndërsa ndërhyrja e Bashkisë për riparimin e tubacionit ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Shkak është bërë dëmtimi i një tubacioni në afërsi të Kanalit të Cukës rreth mesditës, ndërkohë që pushuesit në Sarandë kanë braktisur këtë të hënë plazhin si pasojë e ndotjes nga ujërat e zeza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme