Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte në Has, duke lënë të plagosur dy persona, mes tyre një të mitur.
Policia lokale tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në një banesë në fshatin Fajza. “Dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi që përdorej për gatim. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit S. D dhe U. D. (nënë e bir)”, tha policia.
Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton A2.