Mëngjesin e sotëm në fabrikën e llaqeve ‘Extra’ në komunën e Vushtrrisë ka shpërthyer një zjarr, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, me ç’rast zjarri është fikur.
Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan zjarrin.
Ndërkohë burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se si pasojë e lëndimeve, dy punëtorët janë dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë, por që të njëjtit janë udhëzuar që të transferohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.