Shpërthimi ka ndodhur në një banesë në katin e pestë në rr. Beqir Kastrati”. Sipas Policisë, shkaktar i shpërthimit është një bombol gazi.
Një person është lënduar mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombole gazi në një objekt banesor në kryeqytet.
Shpërthimi ka ndodhur në një banesë në katin e pestë të një objekti banesor në rr. “Beqir Kastrati”, në lagjen “Mati 1”.
Në fotografitë e siguruara nga kallxo.com shihet se shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, tha se me të marrë informacionin, njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 10:15 kemi marrë informatë për një shpërthim në rrugën “Beqir Kastrati” në Prishtinë. Në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe nga kjo është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja e Policisë.