Vetëm 24 orë por 1 milion klikime në youtube.
Kënga e re e Taynas dedikuar dashurisë, me titull ‘Doruntina’ ka shpërthyer me klikime në kanalin e lartëpërmendur por edhe në rrjete sociale.
Projekti i katërt i saj pas famës së madhe, është pëlqyer nga fanst dhe këtë e kanë treguar shikimet.
Tayna po ndjehet e lumtur për këtë gjë prandaj postoi edhe një fotografi në Instagram duke shkruar ‘hajde e pina njo për dashni’.
Kujtojmë që rep-artistja u bë e njohur me ‘Columbiana’ në bashkëpunim me Don Phenom më pas me ‘Shqipe’ dhe në fund me ‘Fake’.