Shpërthim në Bagdad, 13 të vdekur

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Dy bomba vdekjeprurëse janë hedhur në një treg në Bagdadin qendror gjatë mëngjesit të së enjtes, ku kanë ndërruar jetë të paktën 13 persona.

Forcat e sigurisë i ndoqën dy sulmuesit, të cilët ishin të pajisur me bomba vetëvrasëse dhe hodhën veten në erë dhe shkaktuar ngjarjen tragjike. Komanda e Operacioneve tha se ata shpërthyen eksplozivët e tyre në një treg të jashtëm për veshje të përdorura.

Sulmuesi  i parë hyri në treg dhe teksa pretendonte se ishte i sëmurë, kërkoi ndihmë, duke bërë që njerëzit të mblidheshin rreth tij. Më pas hodhi veten në erë, njofton CNN. Ndërsa sulmuesi i dytë u drejtua për në vendin e ngjarjes me një motor përpara se të shpërthente bombën e tij.

Zyrtarët thanë se numri i të viktimave nga sulmi mund të rritet pasi disa njerëz të plagosur ishin në një gjendje kritike.

Bombat e dyfishta vetëvrasëse ishin të zakonshme në Irak gjatë kulmit të luftës midis viteve 2005 dhe 2007. Ky është sulmi i parë vdekjeprurës që goditi Bagdadin pas dy

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme