Ekonomia Online
FUNDIT

Shpërthim në veri të Mitrovicës pranë ekipit televiziv dhe policisë

Shpërthim në veri të Mitrovicës pranë ekipit televiziv dhe policisë

Pak minuta më parë është hedhur një mjet shpërthyes në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut. Sipas tëvë1, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm teksa u tha se në momentin e shpërthimit prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përveç ekipit të këtij televizioni. Megjithatë, për fat të mirë nuk është lënduar […]

Pak minuta më parë është hedhur një mjet shpërthyes në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Sipas tëvë1, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm teksa u tha se në momentin e shpërthimit prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përveç ekipit të këtij televizioni.

Megjithatë, për fat të mirë nuk është lënduar askush.

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, tha gazetari që ishte prezent aty, bashkë me ekipin e atij televizioni.

Të ngjashme